Shqipëria është zgjedhur anëtare e përkohshme e KS të OKB-së.

Deputeti i zgjedhur i PD-së Tritan Shehu, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se duket pozitive kjo hapësirë për vendin tonë, ndërsa shtoi se duhet të mos përdoret presidenca e OSBE-së.

Postimi i Tritan Shehut:

Zgjedhja e Shqiperise si Antare e Perkoheshme e Keshillit te Sigurimit, nje mundesi reale, por qe nuk duhet keqperdorur si Presidenca e OSBE, apo mundesi te tjera.

Shume pozitive kjo hapesire e re per vendin tone.

Por qe nuk duhet te kete fatin e shume mundesisve te tjera te mepareshme te diplomacise sone.

Dhe as duhet te kthehet ne nje hapesire improvizimesh, teatralitetesh personale a rolesh jo adeguate, gabimesh trashanike prej lidhjeve okulte te Rames e kesaj qeverie, sic ka ndodhur prej 2014-te qofte kjo ne nismat e qendrimet tona Rajonale, te daljet nga realiteti e “mega rolet” e tij ne periudhen e kryesimit te OSBE, apo shume raste te tjera.

Vecanerisht desheroj te permend gabimet e renda ne Asamblene e OKB, konferencen Islamike etj, kur per shkak te disa lidhjeve e kondicionimeve te pa perputheshme me interesat tona, u mbajten qendrime a u votua diametralisht kunder pozicioneve te ShBA per ceshtje te sigurise globale, apo te lidhura me me gjendjen e Lindjes se Mesme.

Rama duhet te kuptoje se pavaresisht disa “preferencave” e atyre lidhjeve te tij, vecanerisht tashti ne Keshillin e Sigurimit, per ceshtjet e sigurise globale e per zonat e veshtira e te “nxehta” ne Bote, vendi yne duhet te ndjeke krejtesisht politiken e ShBA, si garanti kryesor i paqes e stabilitetit kudo.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: