Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka uruar sot ditëlindjen e kësaj partie. Përmes një videomesazhi Balla thekson se PS është forca kryesore e vendit për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social.

Balla iu ka shprehur mirënjohje themeluesve të PS-së, ndërsa shton se e majta ka qenë gjithmonë në kahun e duhur të historisë.

MESAZHI I BALLËS
12 Qershor
Gëzuar ditëlindjen e 30-të të Partisë Socialiste???, forca kryesore politike në vend, që spikat në përpjekjet e saj për integrim europian, për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social.
Mirënjohje të gjithë themeluesve kurajozë, të cilët më 12 Qershor 1991 i dhanë Shqipërisë një forcë politike, e cila në këto 30 vite ka qenë gjithmonë në kahun e duhur të historisë????
Mirënjohje të gjithë anëtarësisë, patronazhistëve, mbështetësve tanë për kontributin e pazëvendësueshëm në çdo fitore tonën elektorale?????

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: