Pjesa më e madhe e brezit të ri e njeh Artur Zhejin si një nga gazetarët dhe një nga analistët më në zë të ekranit shqiptar, i cili në çdo studio televizive spikat për opinionet e tij unike.
Ndërkohë fillimet e Artur Zhejit janë tek arti, lidhja me të cilin pa dyshim ka qenë nëna e tij, aktorja e mirënjohur Besa Imami.
Artur Zheji u diplomua për regjisor në Institutin e Lartë të Arteve, ku spikati dhe la gjurmën e tij në dramaturgjinë shqiptare. Teksa diplomohej, ne skenën e Teatrit Kombërar u vu në skenë drama e tij “Raimonda”, e cila u interpretua nga emra të mëdhenj të skenës.
Më pas karriera e tij mori një drejtim tjetër, u largua drejt Italisë ku qëndroi për rreth 10 vite dhe punoi në një nga radiot më të mëdha italiane “Radio Radicale” si specialist i çështjeve të Evropës dhe Ballkanit.
Pas kësaj eksperience të vyer analisti u rikthye në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij në gazetari dhe publicistikë, ku shpalos artin e tij të fjalës.
(BalkanWeb)