Dinamo i Tiranës do të rikthehet në Superligë me ndryshime që në stol. Bledi Shkëmbi do të jetë trajneri i ri dhe zyrtarizimi vjen nesër.
Vetë faqja zyrtare e klubit në FB ka konfirmuar se 41-vjeçari korçar pas disa eksperiencave në Kosovë e Shqipëri ka vendosur të marrë drejtimi ne bluve.
Presidenti Adrian Bardhi ia ka besuar projektin e tij të rikthimit në elitë pikërisht ish-kapitenit të Skënderbeut që bëri histori në Korçë.
NJOFTIMI NGA DINAMO
Dinamo zyrtarizon trajnerin e ri, Bledi Shkëmbi
Bledi Shkëmbi është trajneri i ri i Dinamos. 41-vjeçari ka marrë besimin e presidentit Adrian Bardhi për zbatimin e projektit madhor për rikthimin e Dinamos në nivelet e duhura.
Ish-trajneri Ilirisë së Prizrenit dhe Ballkanit në Kosovë dhe Teutës në Shqipëri, do të prezantohet ditën e Enjte në orën 11:00 në ambjentet e Vila Pascuçi!
(BalkanWeb)