Holanda dhurojë një shfaqe të bukur të futbollit ofensiv në premierën e tyre në këtë “Euro2020”, arritën të realizonin tre gola në pak minuta por Ukraina i vendosi me dy gola fantastik vërtetoi se mbrojtja e De Boer është jo pak e prekshme.

Fatmirësisht “tulipanët” arrijnë të rikuperojnë në kohë Matthijs de Ligt, një lojtarë më shumë eksperiencë, një nga kolonat e prapavijës, me shpresën që të mos përsërisin me gabimet e sfidës së parë: “Po, De Ligt është rikuperuar, do të jetë titullarë. Është stërvitur rregullisht dhe është gati”, theksoi De Boer në konferencë për shtyp duke shtuar se është i kënaqur më paraqitjen e ekipit të tij por sigurisht ka ende disa gjëra ku mund të përmirësohen.

Aaaa
Aaaa

Në Amsterdam i sfidon Austria, dy ekipe që udhëheqin Grupin C në kuotën e tre pikëve. “Fituam ndeshjen e parë dhe kjo ishte shumë e rëndësishme, ishte objektivi ynë i parë dhe ia arritëm.

Tani duhet të përqendrohemi tek Holanda që sigurisht është favorite, kanë në dispozicion lojtarë me shumë cilësi, por ne kemi shumë besim pas fitores kundër Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Fraco Foda, trajneri i Austrisë duke theksuar ndër të tjera se do ta vuajnë jo pak pezullimin e Arnautovic,i cili u dënua nga UEFA-s pas ofendimeve të bëra në drejtim të Aliovskit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb