Një avion i vogël turistik është rrëzuar sot në Padova të Italisë jashtë aeroportit ‘G.Allegri’. Raportohet se si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën piloti i avionit.
Mësohet se avioni ishte në fazën e uljes, dhe ndoshta për shkak të një gabimi, ose një problemi teknik, goditi një pemë duke u përplasur në tokë. Mediat italiane raportojnë, se aksidenti mund të kishte pasoja edhe më të rënda pasi pak metra nga vendi i aksidentit ishte një rrugë mjaft e populluar e qytetit.
