Italia dhe Holanda janë dy nga tre përfaqësueset që kanë mbyllur fazën e grupeve me pikë të plotë, nëntë. “Azurrët” kanë befasuar jo pak opinionin sportiv duke na shfaqur një lojë shumë ndryshe, një futboll sulmues, dhe shifra perfekte.

Jo vetëm paraqitja e tyre në “Euro2020” por i gjithë rrugëtimi me Manicini në stol ka bërë që Italia të shihet si një nga favoritët për të shkuar në finalet e Wembley. Jo të gjithë sigurisht e shohin në këtë mënyrë, De Ligt është një prej tyre që pret ta shoh Italinë në përballjet me ekipet e mëdha:

Italia
Italia

“E kam ndjekur mirë Italinë, mendoj se kanë një futboll të bukur. Për momentin janë takuar me tre ekipe të mira por duhet ende të përplasen me përfaqësueset e mëdha, si Franca për shembull”, u shpreh mbrojtësi i Juves duke shtuar: “Sigurisht ata kanë një stil jo natyral italian, sepse sulmojnë shumë. Më ka pëlqyer një detaj, fakti që deri më tani kanë luajtur të gjithë lojtarët”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb