Edhe Shqipëria do të nisë inventarizimin e shpendëve ujorë. Ky proces do të përfshijë punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në qendër dhe qarqe.

Projekti Natura 2000 është duke punuar për të zhvilluar dhe zbatuar një program gjithëpërfshirës për ngritjen e kapaciteteve për stafin e zonave të mbrojtura. Për këtë qëllim, projekti organizoi sot workshop-in “Vlerësimi i kapaciteteve të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura”, ku do të marrin pjesë përfaqësues të niveleve të ndryshme të administratave rajonale të zonave të mbrojtura.

Si pjesë e programit për ngritjen e kapaciteteve për aspektet që lidhen me monitorimin e biodiversitetit, projekti NATURA 2000 do të mbështesë AKZM dhe strukturat e saj rajonale që të marrin pjesë në nismën e rëndësishme të Regjistrimit Ndërkombëtar të Shpendëve Ujore, e cila zhvillohet njëkohësisht në të gjithë Evropën në datat 16-17 janar.

Kjo nismë do të prezantohet në trajnimin një ditor që projekti do të organizojë në datë 14 janar 2016 në Rezervatin Natyror të Menaxhuar Kune Vain, Lezhë, më 15 janar 20016 në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta për t’u vazhduar më pas me punën në terren për numërimin e shpendëve në ditët në vijim. Projekti NATURA 2000 financohet nga BE, dhe zbatohet nga Cooperazione Italiana, IUCN dhe SBI.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb