KAKAVIJË

Lehtësimi i masave antiCovid, në pikën kufitare të Kakavijës ka shtuar edhe fluksin e lëvizjeve. Ditën e djeshme në këtë pikë kufitare u regjistruan rradhë të gjata automjetesh në pritje, ndërsa pala greke vazhdon me masa të shtrënguara anticovid dhe me numër të reduktuar sportelesh.

Ndërsa raportoi situatën nga pika kufitare e Kakavijës, ku është vendosur kuota prej 1500 personash në dalje, gazetarja Brikena Metaj tha për News24 se në 24 orët e fundit nga kjo pikë kufitare kanë dalë 1088 persona.

Mësohet se dita e sotme ka nisur me fluks lëvizjesh, ndërsa pavarësisht se u dha njoftimi për lejimin e autobusëve, sërish janë regjistruar probleme me qarkullimin e tyre.

Sakaq, në një komunikim me palën shqiptare, nisur edhe nga temperaturat e larta të motit, ka patur një reagim nga pala greke duke shtuar një sportel më tepër. Sot, edhe pse ka fluks situata duket më e qetë, ndërsa nuk janë shënuar radhë.

Për të shmangur cdo problematikë në dalje, gazetarja Brikena Metaj sqaroi edhe një herë dokumentacionin që kërkohet në këtë pikë kufitare nga pala greke.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb