I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisda Tufën, Ministri i Turizmit Blendi Klosi, u shpreh optimist për një sezon të mirë turistik për këtë vit. Ai deklaroi se edhe pse pas dy vitesh pandemi, sërish Shqipëria është e barabartë me vendet e rajonit.

“Turizmi po rikthehet në jetë, edhe kjo është një gjë shumë e mirë. Jo vetëm po rikthehet si ekonomi apo biznes, por po rikthehet edhe si e mirë. Kemi aktivitetet e para të turizmit në kufijtë e ligjshmërisë, kemi një rikthim te e bukura te ajo jeta e qetë. Një shprehje e lirisë që bota po e rifiton dhe akoma edhe më mirë që kjo liri vjen edhe më shumë biznes për familjet shqiptare.

Ka dy momente, e para në ndjesi e njerëzve për të pushuar, për të lëvizur të lirë, për të shitur disa ditë pushime, dhe kjo do të jetë në nga shtysat e turizmit në Shqipëri e gjithë Botën. Por më tepër se kaq, besoj se nga pikëpamja e asaj nëse a jemi të përgatitur, ko është një pyetje jo aq e thjeshtë, pasi dy vite pauze e kanë frenuar në një farë mënyre të gjithë sektorin edhe tani jemi në një lloj agresiviteti në të gjithë sektorin, të biznesit që kërkon të fitojë dy vitet e humbura. Ne duhet të përgatitemi shumë për ta përfituar përsëri turizmin.

Në 2020 shërbyem shumë mirë, por e shoh me një lloj ndjesie jot ë mirë këtë vit që mbase do dëmtojë shërbimin. Pra, biznesi i gjithë kërkon t’i rikthehet 2019 me shpejtësi por që mendoj se do jetë e vështirë të kapim 2019. Do të jetë një vit shumë i mirë, do të ketë numra , do ketë biznes. Ajo që do dëshirojë është që 2021 të jetë një gur I fortë I turizmit për 5 apo 10 vitet e ardhshme. Pasi jemi nga një situatë ku garonim si inferior, jemi në një start me ta, Pra ne duhet të garojmë si të barabartë me vendet e rajonit.

Pra të ofrojmë cilësi e pastërti, por mbi të gjitha që proces që nuk do dëmtojë daljen nga pandemia e të kemi në fund të sezonit, biznes, ekonomi, por edhe siguri. 2021 është pak i veçantë për të gjithë botën.” – u shpreh Klosi, ndërsa theksoi se hapja jo e plotë si pasojë e pandemisë, ka dëmtuar turizmin e organizuar, pra turizmin me pronotime në grupe.

“Strukturat tona janë ende të menaxhuara lehtësisht, dhe në vende si Turqia apo Greqia, hotelet e mëdha nuk u hapën për shkak të kësaj. Por prapë e them duke qenë se ne jemi në fillimet e industrisë turistike, pra ne themi turizëm, por duhet të pranojmë që jemi në fillimet e ngritjes së kësaj industrie. Kemi vetëm 2-3 vite që flasim për këtë industri, por besoj do ia dalim të kemi miliona turistë në verën e 2021, nuk do e kapim dot 2019, por 2022 do e arrijë padiskutim dhe do shkojmë shumë shpejt në 10 mln turistë.

Pasi komuniteti I biznesit ka investuar shumë. Unë besoj do të kemi sërish një turizëm të brendshëm, pra shqiptarët do të ndihmojnë përsëri sektorin të jetë I fortë, këtu kam parasysh të gjithë shqiptarinë.

Ky vit do jetë shumë i mirë për tregun rajonal. Ne pikë të fortë këtë vit kemi zhdërvjellsinë e strukturave tona akomoduese. Padyshim Shqipëria vijon të jetë një vend ku paraja e harxhuar për turizëm ka ende vlerë. Ne turizmin e kemi industri që të prodhojmë para, ndaj ajo që na duhet që të forcojmë më shumë janë infrastruktura, organizimi i operatorëve turistikë, adminstata ka një rëndësi të theksuar ’ -theksoi Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb