Wembley mitik mirëpret edhe një herë super sfidën Angli-Gjermani, një beteje e përjetshme e shoqëruar gjithnjë me drame, emocione, por dhe debate pafund, kjo është një sfidë si goli i Lampard në 2010, brenda ose jashtë, në fund njëri shkon në shtëpi. 32 herë janë përplasur ndërmjet tyre, 15 ndeshje kanë triumfuar gjermanët, 13 herë anglezes dhe katër ndeshje kanë përfunduar në barazim. Kjo përballje ka një shije të veçantë për trajnerin Southgate, ishte pikërisht ai që gaboi në penalltinë deçisive që i dhurojë Gjermanisë kualifikimin për në finale në “Euro96”. Kërkon ta mbyll me nder edhe Joachim Low, nga drejtimi i Gjermanisë nuk dëshiron të largohet duar bosh.

090612293 028e2dbb 62bb 45b8 9e2f 0b36cc034345
090612293 028e2dbb 62bb 45b8 9e2f 0b36cc034345

Të dy ekipet nuk kanë shkëlqyer në fazën e grupeve, pas fitores kundër Kroacisë, Anglia u zbeh jo pak, me vetëm dy gola të shënuar në 3 ndeshje, të dyja nga Sterling. Lajmi i mirë është që nuk kanë pësuar asnjë gol. Nuk bëri më mirë as Gjermania, barazimi i fundit kundër Hungarisë e bën këtë ekip vështirë për tu analizuar, për më tepër që kanë pësuar 5 gola në tre ndeshje, diçka jo normale. Në çdo rast këto parashikime bëhen nul përpara këtij takimi, e sigurt është se do bëjnë gjithçka për të vijuar më tej, me shpresën për tu rikthyer sërish në Wembley për të shijuar edhe finalen e madhe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb