Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku një e moshuar jetonte me vëllain e vdekur në shtëpi, i cili kishte ndërruar jetë prej disa ditësh. Protothema shkruan se bëhet fjalë për një 80-vjeçare, e cila jetonte me vëllain e saj 83-vjeçar.

Kjo ngjarje ka ndodhur në qendër të qytetit të Lamias. Mediat greke raportojnë se e moshuara vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ishin fqinjët e të moshuarve ata që sinjalizuan policinë, pas erës së rëndë që kundërmonte në lagje.

Pas kontrollit të policisë, u zbulua ngjarja në fjalë, ndërsa trupi i pajetë i të moshuarit u transportua në morg. Në spital është dërguar edhe motra e të ndjerit për t’ju ushtruar kontrolleve mjekësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: