Jadon Sancho është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Manchester United.
Talenti anglez ka kryer me sukses vizitat mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën që do e mbaj të lidhur me Djajtë e Kuq deri në vitin 2026.
Ky është një rikthim për Sancho, që e ka nisur karrierën te të rinjtë e United.
Në vitin 2017 ai u bashkua me Borussia Dortmund dhe prej 4 vitesh ka luajtur në Gjermani.
Sipas mediave britanike, Sancho ka kërkuar fanellën me numrin 7. numër që aktualisht në ekip e ka Cavani. Sa i përket vlerës së këtij operacioni, sipas mediave, përllogaritet diku te 85 milionë euro.
(BalkanWeb)