Me dhjetë gola në dy ndeshjet e fundit dhe me një kontroll dehës të topit, Spanja tremb jo vetëm Zvicrën por të gjithë rivalët që synojnë të triumfojnë në këtë “Euro2020”.

“Furitë e kuqe” duket të çliruar nga makthet e sfidave të para, u çlirua më në fund edhe Alvaro Morata dhe tashmë Luis Enrique sheh me larg se sa sfida kundër Zvicrës, në sytë e tij nuk ka asnjë përfaqësuese që është më lart se ta në këtë evropian, i pyetur mbi këtë temë trajneri i Spanjës u përgjigj shkurt:

Luis Enriques 1560954375
Luis Enriques 1560954375

“Jo, nuk kam parë asnjë përfaqësuese më të mirë se ne. Edhe pse bëjnë disa gabime individuale, sjellja e ekipit është gjithnjë pozitive. Jemi ndër tre ekipet më të mira edhe në fazën mbrojtëse. Zvicra? E njohim mirë, ashtu si ata na njohin ne.

Për mënyrën se si bëjnë presion në sulm edhe ata janë ndër skuadrat më të mira në këtë evropian, nuk do të jetë e lehtë ti mposhtim”, theksoi Luis Enrique në konference për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb