Të ndara ato vlejnë shumë, por së bashku janë një fuqi e madhe. Cara Delevigne dhe Kendall Jenner, top modele me famë botërore dhe shumë të famshme edhe në rrjetet sociale, ku të dyja kanë më shumë se 70.3 milion ndjekës në Instagram, tani do të bëhen sipërmarrëse.
Në verë, për të forcuar miqësinë e tyre, Cara dhe Kendall kishin vënë inicialet e emrave të tyre duke krijuar CaKe, mbi një bluzë të zezë, të cilën e prezantuan në koncertin e Taylor Swift në Londër.
Ajo, që në fillim ishte vetëm një lojë zbavitëse, tani duket se do kthehet në një gjë shumë të madhe.
Cara Delevigne dhe Kendall Jenner janë gati të nxjerrin linjën e tyre të rrobave me emrin CaKe.
(da.xha/BalkanWeb)
