Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi iu gjetën lëndë narkotike. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bënë me dije se 19-vjeccari me inicialet I. V., banues në fshatin Pajun u ndalua nga policia pasi ishte duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabisi. Po ashtu në pranga ra dhe shtetasi me inicialet A. V., 57 vjeç, banues në fshatin Pajun, Elbasan, pasi në vendin e quajtur “Gorga e Skënderasit”, në pronën e tij, janë gjetur të kultivuar disa fidanë kanabisi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: