Ish-Ministri i Financave, Arben Malaj ka vendosur të trokasë të dyerve e policisë së Vlorës, për të denoncuar administratorin e kompanisë së ashensorëve, “Aulona Lift”, Vasil Llaguri.

Në denoncimin e bërë tek blutë e qytetit bregdetar, profesor Malaj, kërkon të hetim të thelluar, për atë që e konsideron si skemë informale e kësaj kompanie.

KALLËZIMI I PLOTË
Jam paraqitur në komisariatin e Policisë pasi kam për të kallëzuar se në lagjen Uji I ftohtë në zonën e Lungo matros, rreth muajit jam 2021, kam blerë një apartament te ndërtuesi Sulo Shehu. Në brendësi të kontratës dhe çmimit të blerjes përfshihet edhe si pronë dhe shërbim i përbashkët, ashensori I pallatit, ku unë kam blere hyrjen. Në lidhje me përdorimin e ashensorit në vazhdimësi kam patur konflikte me një person, I cili është vetëdeklaruar si administrator i pallatit dhe nuk pranon të japë asnjë dokument për pagesën që unë duhet të kryej dhe më bën presion për pagesat e pajustifikuara nga ana e tij. kam për të thënë se unë personit të vetëshpallur si administrator, para rreth një jave unë i kam dhënë në mirëbesim 8 mijë lekë të reja, pasi ai më ka dorëzuar dy cipat e aktivizuar, mbas 3 javësh, ky person më ka kërkuar diferencën që ishte sipas tij 12.600 lekë të cilat ai mu ktheu. Mbas kësaj ky person më ka bllokuar të dy cipat.

Kam komunikuar me kompaninë e cila mirëmban ashensorët dhe konkretisht shtetasin Vasil Llaguri, e cili nuk ka pranuar të bisedojë dhe se njeh si shërbim vetëm administratorët e zgjedhur prej tij, ose të vetëdeklaruar. Dua të qartësoj se sa iu përket ashensorëve, ata nuk duhet të jenë detyrimisht me cip dhe nuk duhet të cënojnë të drejtën e qytetarit për të përdorur atë, pasi e kam blerë si pronë të përbashkët dhe unë si qytetar jam gati të paguar çdo rast një kuotë mirëmbajtje pa qenë i detyruar të blej çip si dhe nisur nga rrisqet për konfliktet civile, fundi i të cilave në shumë raste rrezikon të shkojë deri në vepër penale, kërkoj të bëhet një hetim i thëlluar për skemën informale që kompania “Aulona lift” me administrator Vasil Llaguri, keqpërdorimin e skemës së administratorëve për të vënë gjobë ndaj banorëve të rinj.

Ky shqetësim edhe akoma dhe më i madh, ku kjo kompani ka pozicion monopol në shitjen dhe mirëmbajtjen e ashensorëve, pasi kjo kompania i shet dhe i mirëmban ato.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb