GJIROKASTER- Humb jetën në krye të detyrës një punonjës i OSHEE-së në Gjirokastër. Mësohet se viktima është një 62-vjeçar nga Tepelena, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Punonjësi i OSHEE-së ishte duke shtrirë linjat e reja të rrjetit elektrik, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e sotme në lagjen Cakë të Gjirokastrës.
(er.nu/BalkanWeb)