DURRËS
Policia e Durrësit mbrëmjen e djeshme, ka realizuar një aksion blic në lokalet e qytetit, me qëllim, evidentimin dhe ndalimin e personave që dyshohen se ushtrojnë aktivitetin e basteve online.
Gazetarja Klodiana Haxhia, raporton për “BalkanWeb”, se deri më tani policia ka arrestuar disa persona.
Burime thonë se aksioni është shtrirë veç Durrësit, edhe në qytetet e tjera të vendit.
(BalkanWeb)
