BRITANI E MADHE

Këngëtari i Rolling Stones, Mick Jagger , i cili gjithmonë ka qenë tifoz i futbollit dhe tifoz i Arsenalit, ka shkelur karantinën për të shkuar në Wembley për të parë gjysmë-finalen e Kampionatit Evropian midis Anglisë dhe Danimarkës.

Mick i cili u kthye nga Franca, ishte i detyruar të qëndronte i izoluar për dhjetë ditë, siç kërkohet nga rregullat e Mbretërisë së Bashkuar. Kwngwtari i njohur është gjobitur me 10 mijë paund.

Vetëm 24 orë pas mbërritjes së tij në Londër, Jagger u pa në mesin e 60,000 tifozëve që mbërritën në stadium për të parë ekipin kombëtar duke mposhtur Danimarkën.

Këngëtari u fotografua gjatë rrugës për në zonën VIP, ku disa fansa e njohën dhe e ndaluan për autografe dhe selfie.

Sipas Daily Mail Online, Jagger tashmë kishte planifikuar të kthehej në Londër për të përfunduar rekordin e Stones, të planifikuar për në fund të vitit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb