TIRANË
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas aksionit të zhvilluar sot në Ministrinë e Brendshme, ku u arrestuan tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kësaj ministrie, dhe një në “arrest shtëpie”, me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se kanë abuzuar me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.
Teksa përshëndet operacionin e SPAK, që sipas kryediplomates amerikane po jep rezultate kundër korrupsionit, ambasadorja Kim thekson se abuzimi me prokurimet publike është krim.
“Na vjen mirë të shohim veprimet e SPAK kundër Korrupsionit. Abuzimi ose manipulimi i prokurimeve publike është njësoj si të vjedhësh të gjithë qytetarët, (përfshirë qytetarët amerikanë, taksat e të cilëve iu japin ndihmë), për të majmur kuletat e vetes ose të “miqve”. Ky është krim”, shkruan ambasadorja Kim.
Good to see more SPAK actions against corruption. Abuse or manipulation of public procurement processes is the same as stealing from all citizens (including US citizens whose taxes provide ?? assistance to ??) to fatten the wallets of oneself or one’s “friends.” It is a crime.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 10, 2021
(BalkanWeb)