Në Shqipëri shkalla e infektimit nga Covid-19 vlerësohet si tepër e ulët. Sipas buletinit më të fundit të ministrisë së Shëndetësisë në 24 orë janë kryer 4136 testime një shifër rekord edhe krahasuar me pikun e pandemisë nga ku kanë rezultuar të prekur nga covid 19 vetëm 8 qytetarë me një shkallë pozitiviteti minimale, 1 në 517 teste I infektuar.
Ndërkohë në spitalin e vetëm Covid 1 ndodhen të shtruar 8 pacientë një shifër që nuk ka ndryshuar në 2 ditët e fundit.
Fatmirësisht që prej datës 27 qershor nuk raportohet asnjë humbje jete nga virusi Sars Cov 2.
Pavarësisht shkallës tejet të ulët të infektimit në vend krahasuar me të gjitha vendet e Europës ministria e Shëndetësisë vijon të mbajë në fuqi orën policore të vendosur në datë 11 nëntor 2020 kohë kur Shqipëria ishte përfshirë nga vala e dytë e madhe e pandemisë.
(BalkanWeb)
