FIER

Dy vëllezër kanë rënë në pranga në Fier pas një sherri familjar, teksa janë proceduar penalisht dhe dy djemtë e njërit prej tyre. Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasin E. J., 41 vjeç, dhe për veprën penale “Dhunë në familje” shtetasin A. J., 45 vjeç.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se shkak për sherrin ka qenë një konflikt pronësie, pasi dy vëllezërit pretendojnë pronësinë mbi një ndertesë.

Po kështu u proceduan penalisht të rinjtë J. J., 19 vjeç dhe I. J., 17 vjeç, djemtë e 45-vjeçarit pasi për motive pronësie, në fshatin Gjinoqar, Patos, janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte me njëri tjetrin, si dhe shtetasi E. J. ka dëmtuar pjesërisht mjetin tip “Golf” në pronësi të shtetasit J. J.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb