Katër ekipet shqiptare pjesëmarrëse në Conference League, Teuta, Vllaznia, Partizani dhe Laçi, zbresin në fushë të enjten në raundin e dytë, me shpresë e madhe për të siguruar një biletë për më tej. Të gjithë ekipet kanë shfaqur një formë shumë të mirë, mbase përjashto vetëm Teutës, por përballë durrsakët kishin një rival shumë të fortë si Sherif Tiraspol. Të enjten bregdetarët presin në “Niko Dovana” një rival të lehtë në letër si kampionët e Andorra, Inter Esclades.

Partizani
Partizani

Partizani udhëton në transfertën më të vështirë, atë kundër Bazel. Trajneri Ilir Daja duhet të bëjë pa shërbimet e Emiljano Mustës, i cili nuk ka arritur të rikuperohet në kohë por të enjten mund të gjejnë një stadium të boshatisur pasi tifozët e Bazel kanë dalë kundër vendimeve të qeverisë që saktëson se në stadiume do të lejohen vetëm tifozët e vaksinuar. Ky vendim mund të sjell një bojkot nga ana e tifozëve në shenjë proteste.

Vllaznia
Vllaznia

Lajme të mira vijnë edhe për Vllazninë përpara sfidës kundër AEL Limassol. UEFA ka ndryshuar sërish orarin e zhvillimit të kësaj sfidë duke e spostuar në orën 19:00 dhe duke shmangur në këtë mënyrë temperaturat e nxehta pasi kjo sfidë ishte projektuar fillimisht të luhej në orën 16:00
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb