KOSOVA
Këngëtari i njohur Mozzik ka performuar në Mitrovicë mbrëmjen e kaluar. Në Instagram ai ka zbuluar se ka qenë nën shoqërinë e Klestor Veselit, djalit të ish-kreut të PDK, Kadri Veseli.
Ky i fundit ka shërbyer dhe si kryetar Kuvendi në Kosovë, por tashmë prej 9 muajsh ndodhet në paraburgim në Hagë pasi akuzohet për krime lufte.
Më parë Mozzik dhe Kadri Veseli kanë pasur një afrimitet pasi këngëtari dhe politikani takoheshin shpesh miqësisht me njëri-tjetrin.
(BalkanWeb)