Problemet fizike duket se e kanë ndjekur Serigo Ramos edhe në Paris.

Qendërmbrojtësi veteran ka pësuar një dëmtim në këmbën e majtë dhe kësisoj, do t’i duhet të qëndrojë i palëvizshëm për një javë, për t’u rikuperuar nga problemi i muskujve.

Kështu, ish-kapiteni i Real Madrid, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e superkupës ndaj Lille.

Ky lajm ka tronditur jo pak drejtuesit e klubit dhe stafin teknik, pasi edhe gjysmën e dytë të sezonit të shkuar, Ramos e kaloi në infermieri, për shkak të problemeve fizike.

Lëndimet muskulare i mohuan 36-vjeçarit aktivizimin në “Euro 2020” me Spanjën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: