Zjarret masive në pyjet në qytetin bregdetar turk, Antalia, kanë shkaktuar tri humbje jete.

“Tre persona humbën jetën dhe 122 të tjerë u lënduan nga zjarret në qarkun Manavgat”, tha në një deklaratë Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

“Trajtimi i 58 personave vazhdon në spitale”, shtoi AFAD.

“Shumë shtëpi, vende pune, hambare, toka bujqësore, serra dhe automjete u dëmtuan për shkak të zjarrit”, vazhdoi AFAD, duke shtuar se 12 ekipe po kryejnë aktualisht vlerësimin e dëmeve.

Në përpjekjet për vënien nën kontroll të 10 vatrave të zjarrit janë angazhuar gjithsej 1 832 zjarrfikës, tre avionë, 29 helikopterë dhe vënë në dispozicion 458 cisterna uji.

Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve ka angazhuar gjithashtu një helikopter pa pilot për shuarjen e zjarrit në Manavgat.

Helikopteri pa pilot, i projektuar për të mbështetur pikën e kontrollit përmes kamerës termike dhe sensorëve të tij me rezolucion të lartë, mund të qëndrojë në ajër deri në tetë orë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: