Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me një sasi droge dhe një thikë.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R. Sh, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në Dhërmi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar kannabis sativa dhe një armë të ftohtë (thikë).

Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. L., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: