Një nga transferimet më të bujshme dhe më të shtrenjta të kësaj vere dhe jo vetëm mund të jeta talimi i Romelu Lukakut te Chelsea. Klubi londinez po e kërkon me ngulm, me zikaltrit që kanë refuzuar 110 milionë euro.

Mediat italiane kanë shkruar shumë dhe për një tentativë të tretë të bluve, e cila do të bindte totalisht Interin me një ofertë plot 130 milionë euro. Por si duket kjo zgjatje e Interit ka një histori të pazbuluar.

Gazeta britanike ‘’The Sun’’ ka zbuluar se Interi i ka borxh Manchester United 55 milionë euro, pasi zikaltrit nuk e kanë shlyer ende klubin anglez që kur bleu Lukakun 2 vite më parë.

Në kontratën e blerjes gjithashtu ekzistonte një vlerë prej 5% që United do të fitonte në rast se Interi shiste sulmuesin belg, që në total shkojnë 55 milionë euro. Kjo besohet se është arsyeja që Interi po shtyn shitjen e Lukakut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb