Me vulosjen e djeshme të largimit, Messi nuk dihet se ku do të përfundojë në sezonin e ri. PSG është i vetmi ekip deri më tani që ka hedhur hapa duke kontaktuar për ta transferuar.
Ndërkohë në Argjentinë po e ëndërrojnë një rikthim të tij.
Është ekipi i Newell’s Old Boys ku Messi ka hedhur hapat e para të karrierës në fëmijëri që ka reaguar pas zyrtarizimit të Barcelonës se Messi nuk vijon më në Katalonjë.
https://t.co/Jgbr5Cnqwr pic.twitter.com/jLAyyC6Y5i
— Newell’s Old Boys (@Newells) August 5, 2021
‘’Përshëndetje zot, jam unë përsëri’’- shkruan Newell’s Old Boys me një meme qesharake. Në një foto tjetër klubi ironizon me një festë të çmendur të tifozëve pas lajmit se Messi do të largohet nga Barcelona.
? Rosario right now: https://t.co/E56m5TghIu pic.twitter.com/3ovXrmfEld
— Newell’s Old Boys (@NewellsEnglish) August 5, 2021
Do të jetë e vështirë që Messi të lërë Europën kaq shpejt dhe të kthehet në Argjentinë, për më tepër që klubi i Newell’s Old Boys nuk i plotëson kërkesat financiare të tij.
(BalkanWeb)