SHKODRA

Një 58-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi tentoi të djegë banesën e kushëririt.

Aktin ai ka tentuar ta kryejë me një bombolë gazi.

Gjithsesi ai ka bërë disa dëme të vogla material.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Shkodër

Tentoi të digjte banesën e kushëririt, vihet në pranga 58-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P., 58 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, me anë të një bombole gazi, ka tentuar të djegë shtëpinë e kushëririt të tij, shtetasit P. P., banues në Shkodër. Nga veprimet paraprake ka rezultuar se në banesë janë shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb