Një familje me 7 anëtarë në Atikë të Greqisë është evakuuar pas ndërhyrjes së autoblindit ushtarak, pasi banesa e tyre ndodhej në një terren të vështirë që pamundësonte ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Batalioni i 725 -të theu gardhin në pjesën veriore të kampit.

Sipas informacioneve, në mesin e anëtarëve të familjes, ishte një person i moshuar që nuk mund të lëvizte.

Kjo kishte penguar ata që të lëviznin në momentin e parë që rreziku kishte filluar të përhapej dhe më pas kërkuan ndihmë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: