Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Pablo De Lucas është zyrtarisht futbollist i skuadrës verilindore! Futbollisti 34-vjecar ka firmosur diten e sotme me klubin një kontratë një vjeçare me mundësi rinovimi për një tjetër sezon duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

De Lucas vjen te Kukësi pas një eksperience të madhe me klube me emër në Europë, teksa së fundmi ishte pjesë e Arges në kampionatin rumun.

Mesfushori spanjoll e ka nisur karrierën me klubin e Sevillas në Spanjë duke debutuar edhe në La Liga, por ka luajtur edhe me ekipe si Gijon, Real Murcia, Alaves, Rayo Vallecano apo edhe Xanthi në Greqi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: