Ishte e pritshme që të bëhej parodia e filmit “Fifty Shades of Grey” dhe këtë e kanë bërë komikët Marlon Wayans dhe Matt Tiddes nën emrin “Fifty Shades of Black”.

Parodia e filmit erotik mjaft të përfolur, shtron çështjen se si do të ishin gjërat në rast se protagonistët kryesorë do të ishin me ngjyrë.

Marlon me ekipin e tij, ka arritur që ta “tallet” me secilin moment të rëndësishëm të “Fifty Shades of Grey”, film i cili është shumë i famshëm, sidomos te femrat.

Në këtë parodi, protagonisti kryesor është një pasanik, i cili të gjitha paratë i ka fituar duke vjedhur nga të bardhët dhe duke u zhveshur si striptist.

Filmi do të shfaqet në kinematë botërore nga 29 janari.
(ma.ar/tg/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb