Shumë rajone të Italisë kanë rritur çmimin e tamponëve me qëllim që popullsia të vaksinohet.
Rajoni i parë ishte ai i Vennetos, ku kreu i komunës Luca Zaia shpjegon se çmimi i lirë i tamponit ishte bërë një mundësi për të dalë jashtë pa pasur nevojë për vaksinim. “Dikush që nuk dëshiron të vaksinohet e ka parë këtë mundësi, si një liri për të dalë”-shpjegoi presidenti i Rajonit.
Prandaj, nga e marta, në Veneto nëse doni të bëni nj ëtampon do të paguani.
Duke folur për “Corriere della Sera”, Zaia megjithatë mbrojti masën e miratuar: “Në dy muaj kemi tejkaluar një milion tamponë – shpjegoi ai -. Çdokush mund të paraqitet kur dhe ku të dojë, dhe ne ishim rajoni i vetëm që e bëmë këtë.”
Zaia kujton se 75% e venedikasve tashmë janë të vaksinuar dhe nënvizon efektivitetin e fushatës. “Nëse nuk do të kishim popullsinë e vaksinuar, sot nuk do të kishim spitale gjysmë të zbrazëta”.
Presidenti i Rajonit Veneto flet edhe për Pasaportën e gjelbër dhe çështjen e punës. “Unë jam shumë laik, mendoj se palët duhet të gjejnë një marrëveshje: punëdhënësit, sindikatat dhe komuniteti shkencor. Sigurisht, nëse do të kishim vaksinuar të gjithë, rreziqet do të minimizoheshin”- shtoi ai.
(BalkanWeb)
