DETYRAT KRYESORE:
➢ Harton dhe ndjek grafikun e punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
➢ Përpilon dhe kontrollon të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti,
proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj;
➢ Kontrollon cilësinë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po
zbatohen sipas rregullores dhe ligjeve në fuqi;
➢ Aprovon të gjitha materialet që implementohen në kantier;
➢ Sigurohet për zbatimin e punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë të
kompanisë;
➢ Merr në dorëzim punimet e zbatimit dhe kryen inspektime të rregullta në mënyrë periodike;
➢ Përgatit listën e punimeve që kanë mangësi ose janë të papërfunduara, si pjesë e procesit të
kolaudimit;
➢ Zbaton me rigorozitet të kontratat e sipërmarrjes;
➢ Zbaton me rigorozitet rregullat teknike dhe kodin e veshjes së punëtorëve;
➢ Organizon dhe koordinon stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektricist, topograf) për
punime në kantier;
➢ Koordinon programin e punës midis kontraktoreve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të
caktuara;
➢ Evidenton nevojat për materiale, dhe i mirë administron ato (makineritë dhe fuqisë punëtore);
➢ Përgatit raporte ditore, javore, mujore me problematikat dhe ecuritë përkatëse;

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT:
➢ Kandidati preferohet të ketë përfunduar studimet për Inxhinieri Ndërtimi;
➢ Të ketë eksperience pune në pozicionin që kërkohet jo më pak se 3 vjet;
➢ Të ketë njohuri të avancuara mbi programet Autocad, dhe paketën Microsoft Office;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar Curriculum Vitae (CV) dhe një letër
motivimi në adresën e e-mailit: [email protected]

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb