SHBA-Një mesazh gjigand në një plazh. Mijëra qytetarë të Westerly, në Rhode Island, po ndihmojnë Dorian Murray, një fëmijë 8 vjeçar, që vuan nga një sëmundje e rëndë, të realizojë ëndrrën e tij të fundit.
Dorian që prej 2012 ka një formë të rrallë tumori dhe tani i ka kërkuar prindërve të tij që ta bëjnë të famshëm.
Më shumë se 2500 persona kanë ndihmuar për të ‘pikturuar’ në plazh një mesazh shprese dhe inkurajimi. #DStrong është hashtagu i zgjedhur nga familja e Dorian, që tani është përhapur në të gjithë rrjetet sociale të botës.
(da.xha/BalkanWeb)
