Avokati i Popullit, Igli Totozani ka qenë sot në Peqin, ku ka inspektuar një nga urat e shembura mbi lumin Shkumbin. Bëhet fjalë për urën e Grykshit në bashkinë e Peqinit, e cila është shembur nga reshjet duke sjellë izolimin e rreth 5 mijë banorëve.

Totozani ka kërkuar marrjen e masave si dhe hetim për arsyet e shembjes së kësaj ure që është ndërtuar 8 vite më parë.

“Nuk është justifikim moti i keq, të merren masat. Rrugët nuk shemben pa arsye, të hetohet. Ura është e vitit 2008, shembet pasi është abuzuar Sot fëmijët nuk shkojnë në shkollë sepse nuk ka rrugë. Institucionet të mos bëjnë ping-pong mes tyre”, ka thënë Totozani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: