AFGANISTAN
Asnjë cep i Afganistanit nuk mund të konsiderohet më i sigurt. Ambasada amerikane në Kabul ka paralajmëruar se situata e sigurisë po ndryshon shumë shpejt.
Aeroporti është vendi i vetëm në Kabul ku po evakuohen stafet problematike, por dhe aty sipas ambasadës ka rënë zjarr.
“Situata e sigurisë në Kabul po ndryshon shpejt, përfshirë edhe në aeroport. Ka raporte për marrjen e zjarrit nga aeroporti; prandaj ne po udhëzojmë qytetarët amerikanë të strehohen në vend, “-tha alarmi i sigurisë së ambasadës.
Presidenti Ghani braktisi vendin teksa talebanët pa u shqetësuar nga askush kanë hyrë në qytet dhe po marrin nën kontroll gjithçka.
(BalkanWeb)