Kanë bërë xhiron e botës pamjet e avionit amerikan C-17, që gjatë ngritjes në ajër nga Kabuli ka marrë qindra njerëz, disa prej të cilëve të varur në rrotat e avionit. Dy prej tyre vdiqën gjatë ngritjes në ajër të avionit.

Disa të tjerë kanë kritikuar faktin që janë lënë në tokë. Ajo që në fakt mësohet vetëm sot është ajo që avioni transportonte. Një pamje që ka qarkulluar në rrjet tregon ‘barkun’ e C-17 amerikan të mbushur më afganë, me 640 persona. Avioni amerikan në fakt nuk kishte urdhër për të marrë njerëz.

Por kur qindra persona zbarkuan në aeroport për t’u larguar nga vendi i tyre, që tashmë është në duart e talebanëve ishte e pamundur t’i ndalojë. Dera e C-17 ishte e hapur dhe në atë pikë ekuipazhi ka marrë një vendim, për t’i shpëtuar ata njerëz.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas mediave amerikane ushtarët kanë kërkuar leje tek superiorët e tyre dhe kanë marrë njerëz më shumë seç duhej. Me të mbërritur piloti ka folur se bëhej fjalë pak a shumë për 800 njerëz në bord, por vlerësimi i tij ishte i përafërt. Në situatë normale ky avion transportonte 134 ushtarë, përfshirë edhe ekuipazhin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: