Një kotele e vogël ka rënë mbrëmjen e sotme në lumin Osum. Rënia e maces së vogël dhe të qarat e saj kanë alarmuar turistët e huaj që ishin duke shëtitur mbi Urën e Varur në Berat, të cilët kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësit.

Forcat zjarrfikëse kanë zbritur shkallët e ndihmës së shpejtë në lumë dhe njëri prej tyre është futur në thellësinë e lumit për të shpëtuar kotelen që kishte ngecur në një parvaz të murin anësor të rrugës së lumit.

Kotelja e vogël është nxjerrë lart e gjallë nga efektivi zjarrfikës dhe veprimi i tij është përshëndetur e duartrokitur nga turistët e qytetarët beratas, që e ndoqën nga afër këtë akt shpëtimi në të dyja brigjet e lumit. Efektivi zjarrfikës ka deklaruar se macen e shpëtuar që ishte një kafshë e braktisur do ta rrisin brenda Repartit Zjarrfikës të qytetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb