Britania ka miratuar koktejin e antitrupave për trajtimin koronavirusit. Bëhet fjalë për koktejin Ronapreve, i kompanive ‘Regeneron’ dhe ‘Roche’.

Ky koktej ndihmon në parandalimin e infeksionit, trajtimin e simptomave të infeksionit të rëndë të COVID-19 si dhe zvogëlon shansin për t’u shtruar në spital.

Ronapreve, i njohur si REGEN-COV në Shtetet e Bashkuara, administrohet me injeksion ose me infuzion intravenoz. Ky medikament i përket një klase ilaçesh të quajtura antitrupa monoklonalë, që imitojnë antitrupat natyrorë të prodhuar nga trupi për të luftuar infeksionet.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb