Nata e pestë e Festës së Birrës në Korçë sapo ka filluar dhe atmosfera është më e ndezur se asnjëherë më parë.

Qytetarët po dynden drejt terminalit të autobusave pasi koncerti tashmë ka filluar, por të gjithë janë në pritje të këngëtarit të famshëm Goran Bregoviç i cili do të performojë sot.

Ndërkohë në tryeza nuk mungojnë gotat e Birrave Korça dhe Tirana për ta bërë sa më të këndshme atmosferën.

Birra Korça dhe Tirana kanë thyer pritshmëritë këtë vit në Festën e Birrës fale interesit të jashtëzakonshëm nga turistët shqiptarë e të huaj që vendosën që këto 5 ditë t’i kalojnë në Korçë për të festuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb