SHKODRA

Policia informon se aksidenti në Shkodër mund të ketë ndodhur prej mjegullës. Një 16-vjeçar humbi jetën pasi teksa drejtonte një motokorrëse hyri nga një rrugë dytësore në kryesore dhe u përplas nga një furgon.

Drejtuesi i furgonit, Luan Lohaj është shoqëruar në komisariat kurse 16-vjeçari vdiq në vend.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 24 08.2021, rreth orës 06:00, në aksin rrugor Shkodër –Velipojë, në vendin e quajtur “Trush i Poshtëm”, shtetasi  L. L., banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me  një mjet buqësor (motokorrëse) që po  dilte nga një rrugë dytësore për në rrugën kryesore  dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motokorrëses shtetasi  O.G. 16 vjeç, banues në fshatin Trush.

Shtetasi L.L., është shoqëruar në ambjetet e DVP Shkoder për veprime te mëtejshme

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike (mungesës së fushëpamjes si pasojë e mjegullës)

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje  dhe vijon punë për  sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb