Goditja ndaj Heymans i kushton Victor Osimhen. Gjykatësi sportiv e dënoi nigerianin me dy ndeshje skualifikim dhe një gjobë prej 5,000 euro për shkak se kishte goditur vullnetarisht fytyrën e kundërshtarit me top.
Futbollisti i Napolit humbet ndeshjen me Genoan dhe, mbi të gjitha, atë me Juventusin, e caktuar për javën e tretë të Serie A. Kjo edhe nëse Napoli është gati të apelojë.
Sa u përket të tjerëve të dëbuar gjatë javë së parë, vetëm me një raund skualifikimi u vendos ndaj Dragoëski të Fiorentina-s, Miguel Veloso të Verona-s, Schouten dhe Soriano të Bologna-s, Strandberg të Salernitana-s dhe Zaniolo-s të Romës.
Asnjë masë sanksionuese kundër Milanit, pavarësisht përdorimit të materialit piroteknik në sektorin e mysafirëve në stadiumi “Ferraris” gjatë ndeshjes kundër Sampdoria-s.
(BalkanWeb)