Real Madrid ka bërë zyrtarisht ofertën e parë zyrtare për Kylian Mbappen.

Lajmi është konfirmuar nga El Chiringuito de Jugones e cila thotë se oferta e parë e galaktikëve është rreth 160 milionë euro, por që mund të rritet deri në përfundim të merkatos.

“REAL MADRID konfirmon se i ka bërë një ofertë PSG-së për Mbappen prej 160 milionë eurosh dhe ka kërkuar leje që të flasë me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij”, shkruan El Chiringuito.

Mbappe vazhdon të refuzojë një pas një ofertat e PSG-së për rinovimin e kontratës.

Raportohet se PSG, fillimisht insistonte që mos ta shesë, por atij do t’i skadojë kontrata vitin e ardhshëm dhe për të mos e humbur me parametra zero, Parisi po mendon ta shesë dhe tashmë te Reali.

Mbappe është dëshira e madhe e Florentino Perez që e do patjetër në “Santiago Bernabeu”.

Realit i mungon një galaktik që nga koha e largimit të Cristiano Ronaldos.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: