VLORA
Një vatër e re zjarri është shfaqur në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se vatra është shfaqur mbi fshatin Dukat, shumë afër bazës së Pashalimanit.
Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, por ndodhet një një zonë e cila nuk ishte prekur më parë nga zjarri masiv i ditëve të para të gushtit në Vlorë.
Zjarrfikëset janë nisur menjëherë drejt vatrës për të bërë të mundur fikjes e flakëve.
(BalkanWeb)