Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Bajzë, ndërsa në pranga ka rënë autori i dyshuar.

Burime zyrtare bënë me dije se si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Olson Çutaj., 35 vjeç banues në Bajzë të Malësisë së Madhe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Po ashtu pas hekurave ra dhe shtetasi Tonin Curaj., 55 vjeç, banues në fshatin Bajzë, me detyrë kryeplak i fshatit Bajzë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, në ambientin përreth banesës së Olson Çutaj kanë gjetur të kultivuar fidanë narkotikë cannabis sativa.

Mësohet se Olson Çutaj, është vëllai i Vildon Çutaj, i cili u vra në Vrith të Malesise së Madhe bashke me Klement Pepaj nga Danjel Pepaj, i cili është ende në kërkim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb