Moderatorja shqiptare, Almeda Abazi dhe partneri i saj turk, Tolghan Syisan kanë nisur pushimet në Shqipëri. Destinacioni i dyshes së dashur për publikun është Jugu i Shqipërisë.
Almeda ka postuar disa foto në rrjete sociale ku shfaq bregdetin e Dhërmiut, e të njëjtën gjë ka bërë dhe Tolghan.
Dyshja është mjaft e preferuar për thjeshtësinë dhe dashurinë që shprehin për njëri-tjetrit.
Ata janë prindër të dy fëmijëve të mitur, një djalë e një vajzë.
(BalkanWeb)