Talebanët vendosën forca shtesë rreth aeroportit të Kabulit të shtunën për të parandaluar grumbullimin e turmave të mëdha pas sulmit vetëvrasës dy ditë më parë, teksa transporti ajror masiv i udhëhequr nga SHBA është duke përfunduar përpara afatit të 31 gushtit.

Pika të reja kontrolli u shfaqën në rrugët që çojnë në aeroport, disa të drejtuara nga luftëtarët talebanë me uniformë me Humvees dhe syze nate të marra nga forcat afgane të sigurisë.

Zonat ku turma të mëdha njerëzish janë mbledhur gjatë dy javëve të fundit me shpresën për të ikur nga vendi pas marrjes së kontrollit nga talebanët ishin kryesisht të zbrazëta.

Ndërkohë, Britania Madhe ka mundur të tërheqë të gjithë trupat nga Afganistani, duke i dhënë fund kështu përfshirjes ushtarake 20-vjeçare në këtë vend.

Më shumë se 15.000 njerëz janë evakuuar nga Britania e Madhe që nga 14 gushti.

Kryeministri Boris Johnson tha se momenti ishte një shans për të reflektuar mbi arritjet e dekadave të fundit, të tilla si arsimi i vajzave dhe dobësimi i al -Kaedës.

Në një letër drejtuar komunitetit të forcave të armatosura, Johnson pranoi se rënia e Kabulit në duart e talebanëve ishte gjëja e fundit që ata donin të shikonin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb